Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Martini: Teuta po merr frytet e punës, të mendojmë për Kukësin

Trajneri i Teutës, Edi Martini, u shfaq i kënaqur në intervistën në “Gol pas Goli” pas fitores me Vllaznisë, por theksoi se zhvillimi i ndeshjes në mes të vapës i ka torturuar futbollistët.

“Në pjesën e parë ishim të freskët, shënuam një herë me penallti, por Vllaznia na vuri në vështirësi në pjesën e dytë. Ishte një ndeshje e sikletshme. Shyqyr Zotit, rezultati na bën të qeshim, por lufta sa ka filluar. Të mendojmë për Kukësin. Jam shumë i gëzuar për djemtë. Po japin gjithçka nga vetja. I përgëzoj lojtarët dhe po shijojnë frytet e punës së tyre.”

Orari i papërshtatshëm: Ndeshjet në orën 17 janë bërë të lodhshme, sepse luajmë në kulmin e të nxehtit çdo tri ditë. Personaliteti i lojtarëve, përvoja e Arapit, dëshira e Kallakut dhe të rinjve janë gërshetuar duke bërë që të kemi sukses.

Gjendja e Kallakut: Kallaku ka marrë ngarkesë të madhe. Për Vllazninë më vjen keq, duhet të mendojë gjatë. Dedja dhe lojtarët të lidhin kontratë për vitin tjetër.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...