Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Martini: Zoti na shpërbleu, këtë trofe e fituam si skuadër!

I lumtur për një triumf të merituar. Trajneri i Teutës Edi Martini u shfaq entuziazt dhe i gëzuar në intervistën për emisionin Gol pas Goli në Supersport duke theksuar se Teuta e donte me çdo kusht këtë trofe dhe në fund arriti ta fitonte.

“Djemtë kanë bërë gjithçka, kanë sakrifikuar dhe na e shpërbleu Zoti ne dhe gjithë qytetit të Durrësit”, tha fillimisht Martini. “Kemi djem të rinj dhe duhet të flasim. T’u japim zemër. Ishte një fitore krejtësisht e merituar. Kisha frikë dhe i thoja Zotit mos e dëgjo Egbonë. Më jepnin çunat kurajo kur unë dukesha pesimist, kur ishin ata, u jepja unë kurajo. Ishim një ansambël që ndihmuam njëri-tjetrin dhe arritëm në këtë pikë”.

“Nuk e njihja ekipin në fillim. Gjatë pandemisë u lidhëm më shumë, e kam thënë që nisëm ta shohim njëri-tjetrin në sy. Nga atëherë kam pasur besim absolut te skuadra”, shtoi trajneri i Teutës.

“Kallaku është larguar nga ekipi dhe lë shumë boshllëk. Duhet të bëjmë afrime cilësore, 3-4. Nëse ndodh, atëherë mund të konkurrojmë me skuadrat e tjera që po bëjnë afrime”, mbylli Martini, i cili ia dedikoi triumfin familjes së tij, qytetit të Durrësit dhe futbollistëve.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...