Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Martusciello: Ja pse zgjodhëm Higuain para Dybalës

Juventusi la në stol ditën e djeshme Paulo Dybalën, duke bërë që të shtohen edhe më shumë zërat ëpr nëj largim të mundshëm të argjentinasit në ditët e fundit të merkatos së verës.

Megjithatë trajneri Giovanni Martusciello, i cili zëvendësoi Sarrin e sëmurë, shpjegoi pas ndeshjes edhe arsyet pse la në stol numrin 10 të bardhezinjve, për të hedhur nga minuta e parë një tjetër argjentinas, Gonzalo Higuain.

“Higuain kishte treguar shenja të një rritjeje të madhe ditët e fundit dhe për më tepër është një pykë tipike, ndaj zgjodhëm atë. Duke parë vendosjen e kundërshtarit dhe vështirësinë e takimit, menduam se është më mirë që të luajë një sulmues që e njeh mirë atë rol. Megjithatë kjo nuk e përjashton faktin që në të ardhmen të luajë Dybala si sulmues i parë”, deklaroi Martusciello.

Më pas ndihmësi i Sarrit tha se ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me liderin e pankinës bardhezi, ndërsa vlerësoi pikët e marra në Parma, më shumë sesa lojën e shfaqur nga skuadra.

“Me Sarrin kam folur para ndeshjes, në pushim dhe pas saj. Ishte i kënaqur me fitoren, por si një perfeksionist, kishte rezerva për disa gjëra që nuk i bëmë si duhet. Mendoj se bëmë një pjesë të par mjaft të mirë, por për shkak të temperaturave, ramë ndjeshëm në të dytën dhe rrezikuam më shumë se duhet”, tha ndihmës-trajneri i Juves.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...