Serie A

Masa antiterrorizëm për debutimin e Ronaldos, blindohet edhe Roma

Në “Bentegodi” të Veronës është bërë gjithçka gati për të pritur debutimin e Cristiano Ronaldos, që pritet të marrë vëmendjen e të gjithë botës pasditen e sotme në orën 18:30.

Ndonëse çmimet e biletave të Chievo-Juventus janë dyfishuar, kjo nuk i ka penguar tifozët që të mbushin plot e përplot shkallët e stadiumit “Bentegodi”. Skuadra e Chievos, që është edhe mikpritësja, me kërkesë të Juventusit, ka marrë të gjitha masat për një mbarëvajtje sa më të mirë të takimit.

Mes tyre përmenden edhe masat antiterrorizëm, pasi një rast i tillë mund të nxisë edhe sulme të rënda, por autoritetet duket se kanë planifikuar gjithçka në detaje. E gjithë hapësira rreth e qark stadiumit është zbrazur, ndërsa tifozët që kanë një biletë për të parë shfaqjen, do të duhet të kalojnë disa kordonë policie, nën kontrolle mjaft të rrepta.

Situata nuk është aspak më e qetë as në Romë, ku në mbrëmje Lazio do të presë Napolin në stadiumin “Olimpico”. Kryeqyteti italian është blinduar nga forcat e policisë, që kanë marrë masa të jashtëzakonshme për të shmangur përplasjet mes dy tifozërive.

Kujtojmë që edhe sezonin e kaluar ,tifozët napolitanë u bënë protagonistë në Romë, duke shkaktuar shumë trazira dhe zënka, që u pasuan me akte dhune dhe vandale ndaj pronës publike.

Që të dy këto sfida, ashtu si edhe e gjithë Seria A për periudhën 2018-2021, do të transmetohen në Supersport.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency