Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Masa konkrete për të luftuar racizmin, heqje pikësh ndaj skuadrave

Konfederata Braziliane e Futbollit do të nisë një politikë të re, për të luftuar racizmin në stadiume. Sipas asaj që raportojnë mediet, do të dënohet çdo skuadër me minus një pikë në rast se do ketë akte racizmi.

Rregulli u miratua këtë të martë nga klubet braziliane. Me anë të një deklarate, Konfederata Braziliane e Futbollit njoftoi se do të dënonte ashpër aktet raciste. Ky është rasti i parë në botë, që masa ndëshkimore do të jetë me heqje pikësh në rast të sjelljeve apo ofendimeve raciste.

Lexo edhe:

Propozimi i miratuar nga klubet e Kategorisë së Parë do të shtrihet edhe në Kupën e Brazilit. Ky turne do të mbledhë gati njëqind ekipe nga kategori të ndryshme dhe do të nisë më 22 shkurt.

Lufta kundër racizmit është serioze. Masat janë diskutuar për një shekull dhe ne kurrë nuk i kemi vënë në praktikë“, tha Ednaldo Rodrigues, presidenti i Konfederatës.

Çdo akt racizmi apo diskriminimi do të njoftohet te Prokuroria dhe Policia Civile. Kjo që procesi të mos përfundojë vetëm në fushën e sportit dhe shkelësit të ndëshkohen me ligj”, u shpreh kreu i Konfederatës.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...