Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

“Masakra” që i ka bërë Bartomeu Barçës, shifra e pagave sot sa dyfishi i asaj që shpenzon Bayerni

Pavarësisht se prej një vitit nuk paguan paguan pagën e Messit apo të lojtarëve të tjerë të larguar nga klubi, Barcelona vijon të shpenzojë shuma marramendëse për pagat e lojtarëve, falë kontratave të trashëguara nga presidenca e mëparshme (Bartomeu).

Eduard Romeu, zv. president për çështjet ekonomike në klubin “Blaugrana”, në një prononcim të fundit për Rac-1 tha një nga masat e para do të jetë që përsëri t’u kërkohet kapitenëve dhe lojtarëve me pagë më të lartë ta ulin ose ta shtrijnë në një kohë më të gjatë. Romeu dha shembuj ilustrues.

“Fatura e pagave te Barcelona është 560 milionë euro. E Bayernit është 300 milionë dhe ajo e Realit të Madridit rreth 400 milionë. Negociatat me lojtarët do të jenë individuale dhe do të bazohen në interesa teknike,” – komentoi Romeu.

Një fotografi e trashëguar nga faza e mëparshme e Josep Maria Bartomeut, ish-president, por me një person tjetër përgjegjës direkt sipas Romeut, i cili u tregua i ashpër me presidentin e LaLiga-s, Javier Tebas:

“Ky njeri është bashkëpërgjegjës për situatën e klubit, ai e lejoi këtë. Ai tha po për çdo gjë kundër interesave të Barçës”.

Negociatat me lojtarët, që duhet të zhvillohen para fundit të muajit, mund të bëjnë që disa prej tyre të largohen. Gjithsesi, Romeu e bëri të qartë se shitjet për arsye ekonomike (si ajo e Frankie de Jong) nuk janë parashikuar dhe se çdo operacion do të varet ekskluzivisht nga kriteret teknike. Ai mohoi se ka pasur probleme në rinovimin e Gavit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...