Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Mashtrim me moshën? Klubet e Premier League tërhiqen për talentin e Gjermanisë

Youssoufa Moukoko është një nga lojtarët me më shumë pritshmëri për të ardhmen në Gjermani. Sulmuesi që aktivizohet me Borussia Dortmund ishte pjesë edhe e “pancerave” edhe në Botërorin e Katarit ndërsa të shumtë janë klubet, sidomos nga Premier League që kërkojnë shërbimet e Moukokos.

Por, së fundmi rreth djaloshit ka nisur një “vorbull” dyshimesh në lidhje me moshën reale të tij. Moukoko ka deklaruar me dokumenta se është i datëlindjes së vitit 2004, mirëpo në Gjermani pretendojnë se lojtari ka mashtruar dhe se në të vërtetë është i datëlindjes së vitit 2000.

Për momentin Federata Gjermane nuk jep sqarim duke theksuar në një njoftim se nuk komentojnë mbi spekulime duke shtuar se janë në kontakt të drejtpërdrejtë me klubin e Dortmund.

Kështu, e gjithë kjo “mjegull” rreth sulmuesit, bën që për momentin klube si Neëcastle apo Chelsea që kishin shprehur interes për Moukoko të bëjnë një hap pas derisa të sqarohet e gjithë situata, pasi në vërtetohet mashtrimi me moshën atëherë do të ishte diçka e rëndë dhe që do të ndikonte shumë për të ardhmen e lojtarit.

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Serie A

Mesfushori i Interit, Hakan Calhanoglu ka dhënë një intervistë për faqen humoristike sportive “Gli Autogol”, ku ka rrëfyer dhe aspekte të tjera të shokëve...

Bundesliga

Serie A dhe Bundesliga kanë një mundësi të artë për të dërguar sezonin e ardhshëm në Champions League jo 5, por plot 6 skuadra!...