Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

Mashtrim me taksat, legjenda e tenisit vuan në burgun me kushte ekstreme/ Mbipopullim, dhunë dhe minj!

Para disa ditëve, Boris Becker legjenda e tenisit u dënua me 2.5 vite burg si pasojë e mashtrimit të shtetit anglez me taksat që duhej të paguante në lidhje me të ardhurat e tij. Këto të fundit nuk ishin të deklaruara plotësisht dhe në këtë formë gjermani e pësoi keqazi. Tashmë, 54-vjeçari gjendet në Wandsworth, një burg i kategorisë B në Londër ku kushtet janë nga më të vështirat.

E para ka të bëjë me pjesën e mbipopullimit ndërsa në atë ndërtesë janë të mbyllur shumë persona problematikë si të droguar apo njerëz me probleme të shëndetit mendor. Për të kuptuar kushtet e vështira dhe të rrezikshme, mjafton të përmendim se forcat e sigurisë janë të detyruara të ndërhyjnë të paktën katër herë në ditë për të rivendosur rendin.

Nga ana tjetër, burgu i Wandsworth ka një popullim të lartë edhe nga miqtë e paftuar. Në këtë rast minjtë. Një ambient tejet i vështirë për t’u kapërdirë nga një person i mësuar të jetojë mes luksit si Becker.

Megjithatë, lajmi i mirë për ish-tenistin kampion është fakti që ai nuk konsiderohet një person i rrezikshëm dhe autoritetet pritet që maksimumi brenda dy javëve ta transportojnë në një burg të kategorisë C, ku sërish rehatia nuk është e garantuar, por të paktën dhuna, të droguarit dhe minjtë nuk janë në menunë e ditës.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...