Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Mashtrimet me moshat në kombëtaren U-17 të Kamerunit, 32 lojtarë “ngelin në klasë”

Futbolli i Kamerunit u trondit nga polemika të mëtejshme pasi 11 lojtarë të rinj U-17 dështuan në testet e moshës, duke e çuar numrin total në 32.

Skuadra U-17 e kombit afrikan po përgatitet për turneun UNIFAÇ, të vendeve të Unionit të Federatave të Futbollit të Afrikës Qendrore.

Samuel Eto’o, i cili është president i organit qeverisës të futbollit të këtij vendi, bëri thirrje që të gjithë lojtarët e përzgjedhur për skuadrën e tyre të të rinjve t’i nënshtrohen testeve MRI, në një përpjekje për të përballuar problemin në rritje.

Testet përdoren për të përcaktuar moshën e një lojtari duke skanuar kyçet e duarve dhe duke matur rritjen e kockave.

Në një deklaratë, federata e Kamerunit nënvizoi se si Eto’o kishte dhënë “udhëzime të rrepta” për kryerjen e testeve “në mënyrë që t’i jepte fund ngatërrimit të të dhënave të gjendjes civile të cilat, në të kaluarën, kanë njollosur imazhin e futbollit të Kamerunit

Mashtrimi i moshës ka qenë një shqetësim i gjatë për futbollin afrikan dhe shumë nga sukseset e tyre ndërkombëtare në nivelin e të rinjve janë shoqëruar me akuza për lojtarë mbi moshën.

Akuzat janë bërë rregullisht, por me sa duket ka pasur pak përpjekje për ta hetuar atë gjë nga autoritetet.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...