Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

Mashtroi për origjinën e mbrojtësit, Ekuadori rrezikon përjashtimin nga Katar 2022

Ekuadori mund të përjashtohet nga Kupa e Botës e këtij viti, Katar 2022, pasi dyshohet se mbrojtësi i tyre Byron Castillo falsifikoi dokumentet e tij të lindjes dhe në fakt është kolumbian, që do të thotë se ai nuk duhej të kishte qenë i pranishëm në kualifikueset e këtij kompeticioni.

Federata e Ekuadorit është hetuar nga FIFA pas akuzave të ngritura nga Kili, i cili përfundoi i shtati në kualifikueset e Amerikës së Jugut dhe humbi mundësinë e pjesëmarrjes në Katar, ndërsa Ekuadori përfundoi në vendin e katërt.

Kili pretendoi se ata kishin prova se Castillo kishte lindur në Tumaco, Kolumbi në 1995, dhe jo në Guayaquil, siç thuhet në dokumentet e tij zyrtare. Kili pretendoi se mbrojtësi i Barcelonës përdori një pasaportë dhe certifikatë lindjeje false.

Mundo Deportivo raporton se hetimi i FIFA ka përfunduar dhe vendimi për të përjashtuar Ekuadorin nga Katar 2022 është marrë dhe do të bëhet publik në ditët në vijim, me Kilin që pritet të përfitojë e të marrë një biletë për në Kupën e Botës…

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...