Adil Rami në telashe. Olympique Marseille ka prishur kontratën me mbrojtësin 33-vjeçar, 2 vite më herët nga sa ishte shkruar në marrëveshjen mes palëve. Shkak është bërë pjesëmarrja e Adil Rami në një program televiz me justifikim se ishte i dëmtuar. Lajmi është publikuar nga gazeta prestigjoze L’Equipe e cila shkruan gjithashtu se Rami tashmë ka mbetur në mes të 4 rrugëve. Sjelljet aspak profesionale të 33-vjeçarit me origjinë marokene kanë detyruar drejtuesit e OM të merrnin masën drastike dhe të prishnin kontratën me Rami. Avokatët e futbollistit do ta çojnë çështjen në gjykatë megjithatë shanset që lojtari ta fitojë këtë betejë janë minimale.
