Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Mashtroi Simeonen! 28-vjeçari drejt rikthimit në Itali, e do Juventusi

Rodrigo De Paul pritet të largohet nga Atletico Madrid në merkaton e janarit. Mesfushori argjentinas ka zhvilluar nëntë ndeshje këtë sezon me ekipin kryeqytetas (439 minuta aktivizim), nga të cilat vetëm katër si titullar.

“Colchoneros” investuan 35 milionë euro për kartonin e tij në verën e kaluar, por 28-vjeçari nuk po ia del të kthehet në një titullar fiks. Raporti i tij me bashkëpatriotin Diego Simeone është thyer dhe Marca flet mbi mundësinë e një rikthimi në Serie A, ku u aktivizua me Udinesen.

De Paul mori leje nga trajneri përpara ndeshjes ndaj Sevillas në transfertë. Ai pretendoi se kishte arsye familjare, por u “kap mat” duke marrë pjesë në një event festiv pak orë para se të luhej ndeshja në Andaluzi.

Një veprim i tillë ka tërbuar teknikun e Atleticos dhe largimi është i paevitueshëm. E përditshmja spanjolle raporton se lojtari i kombëtares argjentinas mund të transferohet te Juventusi, që është në kërkim të përforcimeve në mesin e fushës.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...