Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

“Mashtrues, askush nuk e do”, Topi i Artë sulmon Louis Van Gaal

Hristo Stoichkov, fitues i Topit të Artë në vitin 1994, ka sulmuar Louis Van Gaal, ish-trajnerin e ri te Barcelona. Bullgari, i cili vitet më të bukura të karrierës si futbollist i kaloi në “Camp Nou”, e cilësoi “gjeneralin” holandez si gënjeshtar.

Nuk dua t’ia përmend fare emrin. Kur bie fjala për Van Gaal-in, mua nuk më kalon asnjë mendim në kokë. Është një profesionist i madh, askush nuk e mohon. Metodat e tij të stërvitjes ishin të mira.

Por, unë nuk e kam pëlqyer kurrë si njeri. Askush nuk e do atë. As unë nuk jam i mirë në gjithçka, s’jam perfekt, por gjithmonë kërkoj të përmirësohem si njeri. Sigurisht që nuk dua të jem si Van Gaali.

Lexo edhe: 

Ai është një mashtrues dhe një gënjeshtar, me të cilin nuk kam ndërmend të humbas as një minutë nga jeta ime. Nuk ia vlen fare”, theksoi futbollisti bullgar më i mirë në histori.

Stoichkov kaloi 7 sezone te Barcelona në dy periudha të ndryshme, teksa punoi me Van Gaal vetëm një vit: në sezonin 1997/1998.

Lajme të tjera

Champions League

Me një barazim spektakolar 3-3, Manchester City merr një farë avantazhi ndaj Realit të Madridit, duke qenë se sfidën e kthimit do ta luajë...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

Champions League

E cilësuar si një finale e parakohshme Real Madrid-Manchester City rezultoi e tillë edhe në aktin e parë çerekfinal të Ligës ss Kampionëve. Në...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...