Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Mason Mount, në bisedime me Chelsea-n për rinovimin e kontratës

Me mbylljen e merkatos verore, Chelsea është fokusuar në rinovimin e kontratave me talentet e rinj të ekipit. Një strategjie e mirë menduar e presidentit Todd Bohely, që dëshiron të rinovoj kontrata afatgjatë për të përfituar sa më shumë në të ardhmen.

Amerikani e nisi me yllin e kombëtares Shqiptare, Armando Broja duke i ofruar një kontratë të re gjashtë vjeçare që do të mbajë të lidhur me “blutë e Londrës” deri në vitin 2028.

Menjëherë më pas, Chelsea njoftoi për një tjetër marrëveshje me Reece James për rinovimin e kontratës. Anglezi firmosi një kontratë të ngjashme si Broja, gjashtë vjeçare dhe do të jetë pjesë e klubit deri në vitin 2028.  James do të jetë mbrojtësi më i paguar te Chelsea, pasi Anglezi do të përfitojë 250 mijë paund në javë.

Ndërsa sipas raportimeve, lojtari i radhës që do të firmos rinovimin e kontratës me klubin londinez është Mason Mount. Bisedimet midis klubit dhe lojtarit kanë nisur dhe marrëveshja pritet të mbyllet së shpejti për tu konkretizuar çdo gjë me sukses.

Mesfushori është shumë i rëndësishëm për Chelsea që prej rikthimit të tij te “blutë e Londrës”. Sezoni më i mirë i tij deri më tani është ai i fundit, pasi 23-vjeçari shënoi 11 gola dhe dhuroi 10 asistime.

Ndërsa në sezonin e ri në gjashtë javët e para Mount është aktivizuar titullar në pesë sfidat, ndërsa në përballjen e fundit me West Ham, 23-vjeçari e nisi nga stoli për tu aktivizuar në pjesën e dytë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...