Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Massaro tremb “zikaltrit”: Icardi, vitin tjetër te Reali!

MILAN, ITALY - MAY 16: Daniele Massaro during the Fan Zone Activities as part of Turkish Airlines EuroLeague Final Four at Piazza Duomo on May 16, 2014 in Milan, Italy. (Photo by Davide Merli/EB via Getty Images)

Daniele Massaro, opinionist në “Premium Sport”, tremb tifozët e Interit me deklaratën e tij të fundit. Ish-futbollisti i Milanit është i bindur se Mauro Icardi do të jetë lojtar i Realit të Madridit sezonin e ardhshëm.

“Mund ta them që sot që Mauro Icardi do të luajë me Realin e Madridit vitin e ardhshëm në vend të Karim Benzemasë.”

Nëse është thjesht një parandjenjë e Massaros apo ai ka informacione për një lëvizje të tillë, kjo mbetet për t’u parë. Në fakt, Reali i Madridit është vënë prej kohësh në kërkim të një sulmuesi, sidomos duke parë edhe statistikat e fundit të dyshes Ronaldo-Benzema, që ka realizuar në total vetëm dy gola në Primera Division në këtë sezon. Alexis Sánchez, Harry Kane, Salah dhe së fundmi Icardi, shumë emra të mëdhenj për t’i bërë një dhuratë trajnerit Zidane, ndoshta që për Krishtlindje.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...