Mainzi nis të ngrejë kokë pas atij starti zhgënjyes të kampionatit (pësoi 6 humbje radhazi në takimet e para). Rezultati i parë pozitiv, nëse mund të konsiderohet i tillë ishte barazimi 2-2 ndaj Schalkes, ndërsa këtë të diel erdhi fitore e parë në Bundesligë, 1-3 në fushën e Frieburgut. Heroi i skuadrës së drejtuar nga 40-vjeçari Jan-Moritz Lichte rezultoi Mateta që shënoi të tre golat e ekipit të tij brenda 40 minutave lojë.
Në pjesën e dytë Frieburgu arriti të shënonte në minutën 63-të me Petersen, me shpresën se mund ta rihapte ndeshjen, por vetëm kaq, pasi Mainzi u mbrojt mirë, duke mos e rrezikuar fitoren, që vjen si dritë në fund të tunelit pas një starti tepër zhgënjyes.
