Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Matic i pakënaqur në Manchester, klubet që duan të përfitojnë

Nemanja Matic është një prej lojtarëve të Manchester United të cilëve iu mbaron kontrata në fundin e këtij sezoni, çka do të thotë se ai mund të largohet si lojtar i lirë. Për momentin, mesfushori serb nuk duket i kënaqur me minutat e dhëna nga trajneri Solskjaer, ndaj dhe mundësitë që ai të rinovojë kontratën duken të pakta.

Duke parë situatën, disa klube, mes të cilave edhe Milani, Juventusi apo Dortmundi, janë hedhur në sulm për të arritur një marrëveshje verbale me mesfushorin, në mënyrë që më pas të nënshkruajnë me 31-vjeçarin kur kontrata e tij me “Djajtë e Kuq” të përfundojë.

Matic u transferua te Manchester United në vitin 2017 nga Chelsea, duke qenë një pikë kyçe në formacion gjatë kohës kur “Djajtë e Kuq” drejtoheshin nga Jose Mourinho.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...