Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Matthaus: Ancelotti ia bën vendin Jamesit, ja pse nuk luan te Reali apo Bayerni

James Rodriguez mbetet në qendër të merkatos. Napoli dëshiron të përforcohet ndaj kolumbiani shihet si dëshira kryesore e Carlo Ancelottit. Megjithë vështirësitë në gjetjen e formulës së duhur me Real Madridin, që ka kartonin e mesfushorit, optimizmi është në rritje. Kështu bëjnë me dije ata që kanë pasur mundësinë të jenë në kontakte me James në dy vitet e fundit.

I intervistuar nga “AS”, ish-futbollisti i njohur, Lothar Matthäus, shumë afër mjedisit të Bayern Munich, foli për kolumbianin dhe merkaton, duke zbuluar, gjithashtu, një prapavijë të vetën, kur vishte fanellën e klubit gjerman:

“James është një lojtar i shkëlqyer dhe mua më pëlqen shumë, por ai ka nevojë për trajnerin e duhur dhe pozicionin e duhur në fushë. As Bayerni dhe as Real Madridi nuk luajnë me një “10”, ndaj ai nuk mund të jepte maksimumin për ato ekipe. James duhet të jetë në qendër të projektit dhe lojës. Me Zidane dhe Kovac trajner, nuk ka vend për James në ekipet e tyre. Kur nuk luan në pozicionin e tij, ai duket i pakëndshëm në fushë. Për shembull, me Kolumbinë luan pas sulmuesit kryesor dhe bën atë që dëshiron, si Messi te Barcelona. Megjithatë, pak ekipe janë duke luajtur me atë rol në fushë, tashmë”.

Mathaus, më tej zbulon diçka në lidhje me të kaluarën e fundit të kolumbianit te Bayern Munich:

“James gjithmonë është dukur një djalë i jashtëzakonshëm, por në Gjermani u ndje pak i largët. Për shembull, kur Bayerni fitoi kampionatin, ne zhvilluam darkën festive. Qëndruam mënjanë së bashku, në një cep, larg nga pjesa tjetër e ekipit. Nuk ndihej shumë, nuk e pashë të lumtur. Pothuajse nuk e festoi titullin dhe qëndroi mënjanë për dy, ose tri orë. Kovac, gjithashtu, nuk kishte nevojë për një lojtar si ai. Unë e kisha kuptuar tashmë këtë gjë. James është një lojtar i shkëlqyer, por nuk ka vend në shumicën e ekipeve europiane. Napoli do të ishte një opsion i mirë për të, me Ancelottin si trajner, sepse do t’i jepte lirinë që kërkon në fushë”.

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...