Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Matthaus: Te Bayerni s’janë budallenj, vetëm me Nagelsmann kanë vepruar kështu

Julian Nagelsmann po kalon një moment të vështirë në stolin e Bayern Munchen. Ekipi bavarez numëron vetëm 12 pikë në shtatë ndeshjet e para në kampionatin gjerman, aty ku mban për momentin vendin e pestë në renditje.

Në skenë ka dalë emri i Thomas Tuchel si zëvendësuesi i 35-vjeçarit, por te Bayerni nuk kanë ndërmend të bëjnë një ndryshim në pankinë në këto momente. Oliver Kahn qetësoi Nagelsmann, duke deklaruar se pozicioni i tij është i sigurt.

Njësoj mendon edhe Lothar Matthaus. Legjenda e Bayernit dhe kombëtares gjermane, shprehu gjithë besimin e tij për trajnerin e ri në një prononcim për SportBild.

Nuk ia dhuruam kot atij një kontratë 5-vjeçare, gjithashtu shpenzuam shumë para për Nagelsmann. Asnjë trajner tjetër nuk ka pasur kohëzgjatje më të madhe kontraktuale me Bayernin.

Të gjithë do të dalin së bashku nga kjo situatë e vështirë. Nuk mendoj se pozicioni i Nagelsmann është në rrezik, madje mendoj se as nuk ekziston ndonjë ide Tuchel”, deklaroi Matthaus.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...