Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Matuidi: E kam harruar PSG-në, dua Championsin me Juven

Blasé Matuidi erdhi këtë verë në Torino, nga gjigantët francezë të PSG-së dhe nga java në javë po shndërrohet në një lojtar stabël i formacionit të Allegrit. Mesfushori francez është një nga lojtarët me minutazh më të lartë te bardhezinjtë dhe tregon se po ambientohet mjaft mirë me skuadrën e tij të re.

“Ndihem shumë mirë, sepse po luaj dhe po ambientohem shpejt. Shokët e skuadrës më kanë qëndruar pranë dhe më kanë ndihmuar shumë, ndërsa tani mezi po pres të gjej golin e parë me fanellën e Juventusit. PSG-ja i përket të shkuarës dhe mendja ime është e përqendruar tërësisht te Juventusi, pasi dua të fitoj Championsin me këtë skuadër. Shorti na rezervoi Tottenhamin, një skuadër mjaft të mirë, por ne kemi element me mjaft eksperiencë, që mund të përballen me këdo”, u shpreh Matuidi.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...