Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Matuidi: Napoli rival i madh, por titullin e fiton Juvja

Juventusi do të jetë skuadra që do ta fitojë sërish titullin në Serinë A. Është i bindur për suksesin e bardhezinjve blerja e verës, Blaise Matuidi, pavarësisht paraqitjes së jashtëzakonshme të Napolit në këtë fillim sezoni.

“Nuk jam aspak i surprizuar me ecurinë e Napolit. Ata po përmirësohen nga viti në vit, luajnë së bashku prej shumë kohësh dhe mendoj se do të jenë aty, në krye, deri në fund të sezonit, por gjithsesi titullin do ta fitojë Juventusi.”

Më përbushjen e misionit me Francën, që u kualifikua në finalet e botërorit, Matuidi e kthen fokusin në Serinë A, me Juven që duhet të kalojë Lazion në sfidën e së shtunës.

Do të jetë një përballje e bukur, por e vështirë. Ata kanë shumë besim, por ne luajmë në shtëpinë tonë dhe duam të fitojmë.  

Ish-mesfushori i PSG beson se me paraqitjet e mira te bardhezinjtë do ta ketë më të lehtë për të qenë protagonist me Francën në “Rusi 2018”.

“Për mua është shumë i rëndësishëm besimi që më jep Allegri. Aktivizimi im te Juventusi përcakton edhe statusin tim te Franca.”

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...