Bundesliga

Mauricio Pochetino, kandidat për të pasuar Heynckes te Bayerni

Spekulimet si cili do të jetë pasuesi i Jupp Heynckes të stoli i Bayern Munich, nuk kanë fund. Ditët e fundit është përfolur për ish-trajnerin e Borussia Dortmund, Thomas Tuchel, si kandidat kryesor për të pasuar 72-vjeçarin, por tashmë në horizont ka dalë një emër i ri. Lajmin e bën të ditur ish-mesfushori i Gjermanisë, Didi Hamman, i cili zbulon se trajneri aktual i Tottenham, Mauricio Pochettino, po merret seriozisht në konsideratë nga drejtuesit bavarez. 46-vjeçari argjentinas mund të pasojë Jupp Heynckes në fund të këtij sezoni te gjigantët gjerman.

To Top