Gossip

Mauro Icardi: Ndarja nga Wanda? Ndonjëherë argëtohemi me marrëzitë e mediave rozë

Duke përfituar nga momenti i pauzës së shkurtët të kampionateve për shkak të ndeshjeve të përfaqësueseve, Mauro Icardi vendosi t’u përgjigjej disa pyetjeve të ndjekësve në Instagram. Sigurisht që nuk mund të mungonte interesi i fansave të tij për “krizën” në marrëdhënien e tij familjare, teksa prej shumë muajsh është shkruar pa fund për ndarjen e tij të mundshme nga Wanda Nara, që është edhe menaxherja e tij.

I lodhur nga thashethemet e shumta, sulmuesi tha se këtyre spekulimeve u duhet dhënë fund një herë e mirë:

“Më kanë pyetur një mijë herë, le të sqarohemi një herë e mirë… Jo! Nuk jemi ndarë. Ajo po mbyll një punë në Argjentinë dhe pas pak ditësh do te kthehet në shtëpi. Si mua dhe fëmijëve na mungon shumë”.

Icardi më pas shtoi shtoi: “Natyrisht që programet e gossipeve përhapin gënjeshtra, sepse ne jemi personazhe publike. Por ne jemi mësuar me këtë dhe ndonjëherë na pëlqen të luajmë me gjithë këto marrëzi që ata krijojnë dhe që janë krejtësisht të rreme.” Lojtari e mbylli mesazhin e tij me një “Të dua, Wanda!” Në këtë periudhë Nara është e angazhuar si anëtare jurie e një programi argëtues në Itali.

Kliko për të komentuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency