Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Mavraj-Balaj: Përgjegjësia jonë, kthejmë borxhin me Ukrainën

Skuadra kombëtare e futbollit vijon përgatitjet e saj në Verbier, në vigjilje të ndeshjes së dytë miqësore me Ukrainën. Përpara mediave nw konferencwn e radhws dolën mbrojtwsi  Mërgim Mavraj dhe sulmuesi Bekim Balaj. Mavraj për situatën në skuadër pas humbjes me Kosovën deklaroi:

“Ishte një ndeshje nga e cila unë mendoj që përgjegjësia është vetëm e jona. Pasi nuk kemi transmetuar në fushë atë që trajneri ka kryer gjatë seancave stërvitore. Kosova e kishte ndeshjen e jetës, ndërsa skuadra jonë kishte testin për të provuar edhe disa elementë të rinj. Sidoqoftë, më duhet të them që ne mbajmë përgjegjësi të plotë. Trajnerin e mirëkuptoj për zgjedhjen e tij për të mos qenë titullar dhe e falënderoj për trajtimin. Kemi përpara Ukrainën dhe do përqëndrohemi fort për të bërë një paraqitje sa më të mirë. I kemi një borxh publikut tonë, por edhe trajnerit dhe besoj se skuadra i ka kapacitetet e duhura për të reaguar shumë. Edhe të rinjtë që vijnë në ekipin kombëtar duhet ta shfrytëzojnë sa më mirë këtë mundësi që u jepet për të veshur këtë fanellë, teksa edhe ndihma e mbështetja jonë për ta nuk do të mungojë. Jemi mirë. Skuadra është e përqëndruar dhe kam besim se do të reagojë maksimalisht në sfidën miqësore të radhës”.

Edhe Balaj mendon se gjithsecili duhet të nxjerrë mësimet e tij nga ajo humbje:

“Një ndeshje ku gjithkush nga ne duhet të marrë përgjegjësitë e tij. Ne që jemi në fushë jemi përgjegjësit kryesorë. Përpara kemi Ukrainën dhe që aty duhet të demonstrojmë forcën dhe më të mirën tonë në fushë. Unë jam gati, por cdo zgjedhje teknike i takon vetëm trajnerit”.

Ekipi kombëtar do të vijojë programin stërvitor këtë të enjte pasdite këtu në Verbier, në orën 17.00.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...