Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Mavraj: E ardhmja e Kombëtares s’është Mërgimi, ja pse u ktheva te Greuther Furth

Në Gjermani pritet të rifillojë shumë shpejt kampionati, pasi stërvitja ka nisur prej kohësh. Mërgim Mavraj, futbollisti i Greuther Furthit në Bundesligën 2 në një intervistë për Top Channel tregon se si është përjetuar kjo periudhë pandemie në jetën e tij private dhe atë sportive.

“Po stërvitem më shumë se gjatë kampionatit sepse po na zhvillojnë shumë seanca stërvitore. Kemi mundësi që të dalim të vrapojmë jashtë, pasi në Gjermani lejohet apo kemi patur mundësi edhe të stërvitemi në fushën e blertë në grupe të vogla. Për dy javë jemi stërvitur në grupe me 4 lojtarë, por që prej 10 ditësh tani jemi një grup 12 lojtarësh që stërvitemi. Ne këtu jemi shumë pranë rikthimit të kampionatit.”
Mërgim Mavraj është besimtar i devotshëm i fesë islame dhe sigurisht që ky muaj i Ramazanit, ashtu si për çdo mysliman, është shumë i rëndësishëm edhe për të.

“Ramazani është Ramazan. Për mua personalisht është një gjë mbi të gjitha. Tani Ramazani duket sikur ka ardhur në një periudhë shumë të përshtatshme për t’i larguar njerëzit nga frika e kësaj situate.
Në disa xhamia këtu lejohet të falet vetëm kryesia, që do të thotë rreth 6 vetë sa për të kryer obligimin fetar. Edhe mua me ndonjë shok të ngushtë, me ndonjë hoxhë të ngushtë, më është mundësuar ndonjëherë.”
Rikthimi te Greuther Furth: Arsyeja pse jam rikthyer në Furthi është se kam një kontratë të tillë: pasi të mbyll karrierën si futbollist, do të kaloj në menaxhim. E kam firmosur kontratën atëherë 3-vjeçare për futbollist dhe 7-vjeçare për pas futbollit.

Kombëtarja: Që nga ndeshja e fundit që luajtëm në Paris, kur u mundëm 4-1, nuk kam luajtur më. Edhe ajo ndeshje e fundit për mua mbahet mend për shumë gjëra negative në lidhje me personin tim, jo vetëm si pjesë e një skuadre që u mundëm. Normalisht që Kombëtarja i mungon çdo lojtari, që e ka shijuar. Sa i përket të ardhmes, e kam shumë të vështirë të komentoj. Në 6 muajt e fundit kam patur shumë dëmtime dhe nuk pata mundësi që të vija në Kombëtare, tani kam ardhur në një moshë që më duhet më shumë pushim për t’u rikuperuar. I kuptoj gjithashtu trajnerët që kanë dëshirë të nisin një cikël të ri me lojtarë të rinj, sepse e ardhmja e Kombëtares nuk është Mërgim Mavraj, por disa emra të tjerë dhe për këtë jam shumë realist për ta kuptuar.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...