Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Video/ Mesazh lamtumire, Mavraj e mbyll me falënderime eksperiencën me kombëtaren

Mërgim Mavraj i jep fund karrierës me kombëtaren shqiptare. Mbrojtësi i Greuther Furth tashmë në moshën 34-vjeçare ka vendosur të mos mbajë më veshur fanellën e kuqezinjëve për t’i lënë vend brezit të ri.

Mavraj është pjesë e Shqipërisë prej 8 vitesh që nga 2012-ta, kur bëri debutimin e tij, ndërsa luajti një rol shumë të rëndësishëm në kualifikimin e kuqezinjëve në Euro 2016.

Ishte vetë Mavraj me një postim në profilet e tij zyrtarë në rrjetet sociale që komunikoi lamtumirën nga kombëtarja shqiptare. Në total me kuqezinjtë Mavraj u aktivizua në 50 takime duke shënuar dhe 3 gola.

Postimi i Mavrajt:

Përshëndetje,

Kanë kaluar gati 8 vite që prej shtatorit të 2012-ës, kur unë debutova për herë të parë me Kombëtaren Kuq e Zi, vite të cilat mbase nuk janë të shumta, porse emocionet, sfidat, sakrificat, rëniet, ngritjet dhe sukseset kanë qënë të mëse të mjaftueshme për të skalitur në brendësinë time përjetime të rralla dhe të pashlyeshme. Ky rrugëtim më ka ofruar mundësinë që ta njoh dhe me mirë vendin tim, njerëzit e vendit tim por dhe vet veten time dhe jo vetëm, si shkak i këtij rrugëtimi dhe sportin arrita ta njoh dhe me mirë.

Mirëpo si çdo rrugëtim dhe ky e ka një fund, dhe ky fund është më se i lumtur. Ndaj për këtë dëshiroj të falenderoj të gjithë bashkshoqëruesit e mi duke filluar nga Familja ime, Miqt e mi, Ndjekësit e Kombëtares Kuq e Zi, Presidentin Armando Duka, Kolegët e mi dhe të gjithë Stafet Teknike me të cilët kam punuar, edhe pse gjithsecili prej tyre meriton një falenderim personal jam i detyruar që të gjithë falenderimet ti përmbledh në keto pak rreshta.

Mbi të gjitha falënderimet është falenderimi ndaj Zotit, I Cili ma mundësoj këtë fund të lumtur.

Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe popullin tonë shqiptar !

Zoti na e mundësoftë që Një Flamur të jetë simboli ynë !

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...