Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Mavraj “gradohet” kapiten te Hamburgu

Përveçse një prej lojtarëve më të rëndësishëm, Mërgim Mavraj do të jetë edhe një prej liderëve të Hamburgut për sezonin e ri. Skuadra e Bundesligës mbylli fazën përgatitore në Austri, me ndeshjen miqësore të luajtur përballë turqve të Antalyaspor.

Ajo që spikati në startin e testit, ishte fakti që mbrojtësi kuqezi mbante shiritin e kapitenit, ndërsa përballë tij kishte as më shumë e as më pak, por Samuel Eto’o.

Kjo ishte hera e parë që Mavraj mbante shiritin e kapitenit te Hamburgu, ndërsa në fund skuadra gjermane u mposht me rezultatin 2-0. Antalyaspor shënoi në minutën e 39-të me Maicon.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare luajti vetëm në 45 minutat e para të miqësores, me trajnerin Markus Gisdol që i dha mundësi të gjithë futbollistëve të aktivizoheshin.

E ndërsa Hamburgu shfaqi probleme në fazën sulmuese, duke mos arritur të finalizonte mundësitë e krijuara, në të 61-tën rivalët nga Superliga turke dyfishuan rezultatin me kamerunasin Eto’o, i cili shënoi me 11-metërsh.

Lajme të tjera

Champions League

Me një barazim spektakolar 3-3, Manchester City merr një farë avantazhi ndaj Realit të Madridit, duke qenë se sfidën e kthimit do ta luajë...

Champions League

E cilësuar si një finale e parakohshme Real Madrid-Manchester City rezultoi e tillë edhe në aktin e parë çerekfinal të Ligës ss Kampionëve. Në...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...