Hamburgu siguroi një tjetër fitore në Bundesligë, teksa në javën e dytë iu imponua 3-1 Kolnit në transertë. Në këtë përballje, formacioni që drejtohet nga Markus Gisdol bëri gjithcka mirë, në pjesën e parë, teksa realizoi dy herë, por gjithcka u komplikua me ndërshkimin e Mërgim Mavrajt me kartonin e dytë të verdhë në të 59-ën.
Në minutën e 28-të Hamburgu fitoi një goditje këndi, pas ekzekutimit të së cilës Hahn goditi saktë brenda zonës duke zhbllokuar sfidën.
6 minut minuta më vonë Wood, realizoi të dytin për miqtë nga një distancë e afërt. me Hamburgun që mendoi se e hipotekoi fitoren.
Në fillinm të pjesës së dytë ndeshja u ndërpre për disa minutapër shkak të dëtmimit të gjyqtarit Felix Brych. Sapo rinisi loja Mërgim Mavraj i tregua i pakujdesshëm në ndërhyrjem duke u ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë, rrjedhimisht duke dalë nga loja më të kuqe.
Në minutën e shtatë shtesë Kolni shkurtoi diferencënnë 2-1 me Sorensen, por vetëm pak castë më vonë Holtby shuajti shpresat e vendasve për të marrë qoftë një pikë.
