Boks

Mayweather: E mësoj unë Wilderin si të mposhtë Fury-n!

Floyd Mayweather është i bindur se Deontay Wilder do të hakmerret ndaj Tyson Fury-t, nëse do ta lejojnë ta stërvitë shokun e tij amerikan për duelin që do të kompletojë trilogjinë. Përfaqësuesit e Wilderit konfirmuan të dielën se ata kanë aktivizuar një klauzolë revanshi në kontratën e tij pas humbjes në Las Vegas, në raundin e shtatë, ndaj rivalit britanik për peshat e rënda

Mayweather, i cili ka një rekord të pabesueshëm me 50 fitore dhe zero humbje gjatë karrierës së tij të mrekullueshme të boksit, beson se mund ta ndijmojë Wilderin të fitojë zgjuarsinë për të mposhtur përfundimisht Fury-n.

“Nëse më lejojnë ta stërvit, mund ta mësoj Ëilderin se si të fitojë,” – tha Mayweather, kur u pyet nëse Wilder mund të mposhtë Fury-n.

Nëse Mayweather do të bashkohej me stafin e Wilderin për trilogjinë, ai pretendon se do të mësonte bashkatdhetarin e tij se si të mbrohej dhe ta godiste me saktësi rivalin britanik.

Fury e dominoi Wilderin gjatë duelit në Las Vegas, duke fituar me “knockout” në raundin e shtatë. Pas kësaj disfate të Wilderit, Mayeather u fut drejtpërdrejt në Instagram për të ngushëlluar “Bronze Bomber” (nofka e Wilder).

“Fiton, humb ose barazon… Deontay mbetet vëllai ynë, që ka arritur shumë triumfe, dhe ne të gjithë, si komunitet, duhet ta mbështesim. Pavarësisht të gjithave, ju jeni akoma një fitues në sytë e mi, Mret!”

Pasi wilder aktivizoi klauzolën e revanshit, promovuesi i Fury-it në SHBA, Bob Arum, deklaroi të dielën se lufta për trilogji është paraparë të zhvillohet më 18 korrik, në “MGM Grand Garden Arena”, në Las Vegas.

“Wilder dhe përfaqësuesit e tij zyrtarisht na njoftuan mbrëmë se ata kanë pranuar ndeshjen. Do të ndodhë gjatë verës, para Lojërave Olimpike, në mes të korrikut.”

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency