Connect with us

Hi, what are you looking for?

Boks

Mayweather gati për duelin me boksierin japonez!

Floyd Mayweather do të përballet të hënën më 31 dhjetor me Tenshin Nasukawa në Japoni, në një sfidë ku do të përballen në 3 raunde prej 3 minutash. Boksieri amerikan u shpreh entuziast për këtë ndeshje, megjithëse konsiderohet si një “miqësore”:

“Dua të falenderoj qytetin e Tokyos dhe të gjithë shtetin e Japonisë. Dëshiroj të përgëzoj ekipin e Nasukawas dhe të vazhdojnë punë e mirë që po bëjnë. Jam i lumtur që jam këtu, nesër do të përpiqemi të argëtojmë sa më shumë tifozët. Kam vlerësim të madh për mikpritjen që më kanë bërë këtu në Japoni, tifozët janë të mrekullueshëm”.

Nasukawa nuk është boksier, por kikboksier, megjithatë premtoi se do ta hedhë “knockout” Mayweather. Gjithashtu, japonezi nuk do të lejohet të godasë me këmbë gjatë ndeshjes. Gjithsesi, për këtë sfidë nuk do të ketë gjyqtarë, dhe rrjedhimisht sido të jetë rezultati në fund, nuk do të quhet si humbje zyrtare për Mayweather dhe Nasukawan, të cilët janë të pamposhtur deri më tani gjatë karrierës së tyre.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...