Connect with us

Hi, what are you looking for?

Boks

Mayweather i përgjigjet sfidës së Khabib: Pas teje, mposht edhe McGregor

Pasi nuk i la asnjë mundësi irlandezit Conor McGregor, duke e shkatërruar totalisht në ringun e UFC, Khabib Nurmagomedov i bëri thirrje rekordmenit në boks Floyd Mayweather për duel.

Ndoshta nuk e kishit menduar se amerikani do ta pranonte një ndeshje të tillë, por në një reagim të fundit, edhe pse ka deklaruar largimin nga boksi, Floyd thotë se do të ndeshet me mbretin e UFC, e menjëherë pas tij do të hedhë sërish në tapet edhe Conor McGregor, siç bëri një vit më parë.

Floyd Mayweather është tashmë në moshën 42 vjeçare dhe nuk ka asnjë humbje në karrierën e tij, ndërsa thotë se atë do ta mbylle pasi të dhurojë edhe njëherë spektakël duke u ndeshur fillimisht me Khabib e më pas edhe me irlandezin e UFC.

Tashmë na mbetet të presim deri në një vendim për datën e këtyre dueleve, nëse sportistët nuk do të ndryshojnë mendje.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...