Connect with us

Hi, what are you looking for?

Boks

Mayweather s’e njeh modestinë: Jam më i miri i të gjitha kohërave!

Përgatiti: Alked Gjebrea

Floyd Mayweather Jr. mendon se atij i takon vendi i boksierit më të fortë në historinë e këtij sporti, madje më shumë se sa edhe vetë emra legjendarë si Muhammad Ali e Rocky Marciano. Duke folur në podcast-in “Shay Shay”, 43-vjeçari nga Michigani konfirmoi për të kushedisatën herë, se nuk e njeh fare modestinë. Pa u përmbajtur aspak, “Pretty Boy” e konsideroi veten si boksierin më të madh të të gjitha kohërave, përpara edhe boksierëve të tillë si Cassius Clay apo dhe Rocky Marciano.

Për herë të fundit në ring “Money” është ngjitur më 26 gushtin e vitit 2017 në “T-Mobile Arena Paradise” në Nevada, kur mundi me “knock out” teknik irlandezin Conor McGregor, duke e rrumbullakosur rekordin e tij perfekt në plot 50-0.

Pra 50 ndeshje të fituara gjithsej në karrierën e tij si profesionist, në 50 sfida në total, 27 prej të cilave të fituara pikërisht me knock out, sidoqoftë rekord perfekt pra pa humbje ka gjithashtu edhe Roky Marciano. Në lidhjen e tij Floyd Mayweather Jr. tha se mund të boksojë sërish vetëm nëse do t’i garantohet një përfitim prej plot 300 milionë dollarësh nga ndeshja, pra e thënë ndryshe 43-vjeçari që jeton në Las Vegas nuk ka ndër mend të verë këmbë në ring pa 300 milionë dollarë. Shifra të çmendura që shpjegojnë në mënyrën më të qartë të mundshme edhe njërën nga nofkat me të cilat është pagëzuar “Money”.

“Pretty Boy” është gjithashtu shumë i famshëm për jetën e tij luksoze dhe tepritë pafund, madje boksieri që thërritet ndryshe edhe “TBE”, pra “the best ever” nuk përton për të pozuar shpeshherë pranë stivave të parave. Mayweather Jr. krenohet vazhdimisht me publikimin e rubinetë të praruar, apo qoftë edhe duke ndarë me gjithë ndjekësit e tij koleksionin e tij të pasur të makinave luksoze, pa lënë mënjanë edhe biletat e majme deri me shtatë zero, që “Money” preferon të vërë në baste në Las Vegas, pa iu dridhur aspak qerpiku në përballjet e mëdha të Super Bowl-it, apo edhe sfidat përcaktuese për titullin në NBA.

Floyd Mayweather Jr e pranon se Muhammad Ali do të vazhdojë të mbetet pionieri i popullit amerikan, sidoqoftë sipas tij ka patur shumë raste të diskutueshme në karrierën e boksierit legjendar, i cili ndërroi jetë katër vjet më parë në Arizona, pasi vuajti për shumë kohë nga sëmundja e Parkinsonit. Mayweather kujtoi se Muhammad Ali është mundur nga një boksier si Leon Spinks, me të cilin Clay gjithsesi pasi humbi në vitin 1978 në Nevada ia doli mbanë për të fituar po atë vit me vendim unanim edhe sfidën e revanshit në Louisiana,  pas 15 raundeve.

“Money” tha se deri në momentin e fitores ndaj Clay-t Leon Spinks kishte zhvilluar vetëm 7 ndeshje gjithsej, sidoqoftë Mayweather kujtoi gjithashtu edhe boksierin e tjetër amerikan Ken Norton, që për kohën njihej ndryshe edhe si “Herkuli i Zi”. 43-vjeçari deklaroi se ata që konsiderojnë Muhammad Ali-në si më të madhin e historisë së boksit duhet patjetër të shikojnë sfidat me Nortonin. Për hir të së vërtetës Clay është përballur plot tri herë me Ken Nortoninin. Në vitin 1973 në San Diego fillimisht fitoi Norton pas 12 raundeve dhe po në Kaliforni u kundërpërgjigj Clay atë vit, me një sukses pas 12 raundeve, me vendim të ndryshëm të gjyqtarëve, ndërsa dueli i fundit ndërmjet tyre u mbajt në vitin 1976 në Bronx, në “Yankee Stadium”, ku Muhammad Ali arriti të fitojë më në fund me vendim unanim pas plot 15 raundeve.

“Pretty Boy” gjithsesi tha se Clay do të vazhdojë të mbetet një pionier i popullit amerikan për gjithçka ka bërë gjatë asaj epoke dhe Floyd Mayweather Jr deklaroi se do ta vlerësojë dhe lavdërojë gjithmonë Muhammad Alinë, madje nëse do të kishte lindur edhe ai vetë në vitet 60 do të kishte bërë po të njëjtën gjë, duke refuzuar në këtë mënyrë për të shkuar në Vietnam.

Në fund vlen të theksohet gjithashtu fakti se Floyd Mayweather Jr. u vetëofrua si trajner për Deontay Wilder, për sfidën e revanshit që 34-vjeçari nga Alabama do të ketë me boksierin britanik Tyson Fury dhe pasi premtoi se do të bënte cmos për ta ndihmuar bashkëkombasin e tij nëse Wilder do t’ia kërkonte “Money” çmoi vërtet shumë forcën dhe karakteristikat e ish-kampionit të padiskutueshëm të peshave të rënda në versionin WBC.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...