Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Mazrekaj: Luajtëm mirë edhe me erën kundër, në këtë moshë nuk shoh më statistikat personale

Një nga më të mirët në fushë për Laçin në triumfin 2-1 ndaj Dinamos, ishte Mentor Mazrekaj. Sulmuesi anësor në rolin e priotagonistit foli në emisionin Gol Pas Goli në Supersport ku theksoi se tashmë për të më shumë rëndësi ka suksesi ekipit se statistikat individuale ndërsa shtoi se kur po luhen javët e fundit të kampionatit, më shumë rëndësi kanë pikët se loja e bukur.

“Kur u ktheva këtu pas tre viteve, kisha pak vështirësi me dëmtimet dhe duke luajtur në liga jo profesioniste. Kam qenë mirë dhe shpresoj të vazhdojmë kështu. Në pjesën e parë kishim erën kundër, por luajtëm mirë dhe krijuam raste. Morëm një fiitore shumë të vlefshme.

Në këtë moshë unë nuk luaj më për statistika, me rëndësi që ekipi të eci mirë”.

Në fund fituat me një penallti të diskutueshme? “Në javët e fundit nuk ka rëndësi të luajmë bukur dhe duhet të sigurojmë sa më shpejt Europën. Te penalltia nuk duket qartë prekja, por këto VAR i sheh më mirë. Ndjehem mirë fzikisht”, u shpreh Mazrekaj.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...