Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Mazzarri hap dyert e qendrës stërvitore, tifozët e pyesin për Chiellinin

Kalendari e lë pa gjumë, Mazzarri debuton me 5 ndeshje 'ferri'
Kalendari e lë pa gjumë, Mazzarri debuton me 5 ndeshje 'ferri'

Dy pikë në 6 ndeshjet e fundit dhe fitorja që mungon që prej 26 shtatorit kur mposhtte Milanin 2-1, kanë bërë që te Torino të mbizotërojë një atmosferë aspak e qetë, që është rënduar edhe më shumë me polemikat mes tifozërisë dhe trajnerit Mazzarri.

Tifozët “granata” reaguan javën e kaluar me një letër të hapur, ku kërkuan shkarkimin e Mazzarrit, duke renditur si arsye rezultatet e dobëta, mbylljen e qendrës stërvitore dhe marrjen si pikë referimi të kapitenit të Juves, Giorgio Chiellini.

Për të tentuar afrimitetin me fansat, Mazzarri vendosi të hapë dyert e qendrës stërvitore ditën e djeshme, por përballja me rreth 300 tifozë të Torinos, nuk shkoi aspak mirë. Këta të fundit sapo shkelën në “Filadelfia”, pyetën me ironi trajnerin se ku ishte Chiellini, ndërsa më pas i kërkuan edhe një ballafaqim, që u refuzua nga Mazzarri.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...