Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Mazzarri largohet nga Napoli, De Laurentiis befason me trajnerin e ri

Mazzarri largohet nga Napoli, De Laurentiis befason me trajnerin e ri
Mazzarri largohet nga Napoli, De Laurentiis befason me trajnerin e ri

Aventura e Walter Mazzarrit te Napoli mundtë quhet e përfunduar. Barazimi mes vuajtjesh ndaj Genoas në fundjavë ka bërë që De Laurentiis të humbë durimin dhe t’i komunikojë shkarkimin trajnerit 63-vjeçar, ndonëse nga klubi i Napolit nuk ka ardhur ende komunikata zyrtare.

Media napolitane raporton se Mazzarri ka drejtuar seancën e sotme stërvitore dhe është larguar nga qendra stërvitore e klubit, pasi ka rënë dakord të ndërpresë bashkëpunimin me presidentin De Laurentiis.

Ndërkohë ky i fundit është takuar me Francesco Calzonën, trajnerin italian që momentalisht drejton kombëtaren e Sllovakisë dhe ka marrë miratimin nga federata sllovake që të ulet edhe në pankinën e Napolit për tre muaj.

Lexo edhe: 

Calzona pritet të drejtojë Napolin që në ndeshjen e të mërkurës ndaj Barcelonës në Champions League, teksa media italiane raporton se pjesë e stafit të 55-vjeçarit italian do të jetë edhe ish-kapiteni i napolitanëve, Marek Hamsik.

Kjo do të jetë hera e tretë për Calzonën në stolin e Napolit, pasi në dy eksperienca të mëparshme ka shërbyer si ndihmës-trajner, ndërsa tani pritet të kthehet si trajner i parë dhe të provojë t’i ndryshojë fytyrën skuadrës deri në fund të sezonit.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...