Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Mazzoleni: Gabimi më i madh? Një penallti për Juven, pas një faulli jashtë zone (Video)

Pas 28 vitesh karrierë dhe më tepër se 200 ndeshjesh të gjykuara në Serinë A, Paolo Mazzoleni u tërhoq nga arbitrimi për shkak të limiteve të moshës, por me shumë gjasë do të vijojë punën në VAR.

Në një intervistë për mediat italiane, Mazzoleni ka treguar se një nga pengjet e karrierës së tij, është një penallti e dhënë në favor të Juventusit, në një sfidë përballë Genoas.

Arbitri italian kujton se faulli ishte rreth një metër jashtë zone, por ai nuk e kishte parë mirë dhe kishte kërkuar ndihmën e liderëve të skuadrave, duke i besuar në fund fjalës së Del Pieros.

“E pashë rrëzimin në zonë dhe akordova 11-metërsh, ndonëse isha konfuz., Kërkova ndihmën e liderëve të skuadrave dhe i besova fjalës së Del Pieros, por futbollistët e Genoas këmbëngulnin se faulli ishte jashtë zone. Me VAR gjithçka do të ishte korrigjuar për pak sekonda”, tregon Mazzoleni.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...