Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Mazzoleni-Napoli, një histori e mbushur me polemika dhe incidente

Kur mësoi ditën e hënë se sfidën përballë Interit do ta arbitronte Paolo Mazzoleni, presidenti i Napolit nuk e fshehu mërzinë, duke pranuar qartë se skuadra e tij nuk ka marrëdhënie të mira me këtë gjyqtar.

“Në rastin më të mirë ai tregohet shumë i rreptë ndaj nesh, por ka plot ndeshje, ku nuk ka arritur të gjykojë në mënyrë të paanshme, duke na ndëshkuar hapur”, deklaroi të hënën Aurelio De Laurentiis, në një intervistë të dhënë për Radio Kiss Kiss Napoli.

Mërzia e bosit napolitan rezultoi e drejtë në fakt, pasi skuadra e tij u mposht nga Interi me rezultatin 1-0, pas golit të shënuar nga Lautaro Martinez në shtesë dhe mbylli ndeshjen me dy lojtarë më pak.

Për të qenë korrektë, të dy kartonët e kuq të Napolit, qëndronin plotësisht, por siç e pati thënë edhe De Laurentiis, Mazzoleni tregoi gjithë rreptësinë e tij në sekondat e fundit, kur ndëshkoi me karton të kuq edhe Lorenzo Insignen.

Me ndeshjen e sotme, Paolo Mazzoleni konfirmohet tërësisht si “gjyqtari i zi” për Napolin, pasi precedentët negativë të “të kaltërve” me këtë arbitër janë të shumta, ndërsa më poshtë po renditim vetëm disa.

Shkurt 2008: Napoli humb me rezultatin 3-1 ndaj Empolit, por vendimtar në rezultat ishte një penallti e dhënë nga Mazzoleni, për faull të Domizzit, por që pamjet tregun se ndërhyrja ishte shkaktuar jashtë zone.

Në vitin 2010: Mazzoleni drejton Cagliari-Napoli dhe mohon një penallti neto për napolitanët, pas një faulli në dëm të Bolicianos.

Mars 2011: Napoli-Brescia 0-0. Mazzoleni nuk akordon një gol të bukur të Cavanit, me topin që e kishte kaluar vijën fatale, por jo për arbitrin. Pak minuta më vonë, Mazzoleni anulon një gol të sulmuesit uruguaian, për një pozicion jashtë loje inekzistent dhe nuk vërshëllen një penallti të pastër, pas një ndërhyrjeje në dëm të Mascarës, ndërsa në fund përjashton edhe Mazzarrin për protesta. Pas kësaj ndeshjeje ka nxitur edhe një reagim shumë të ashpër të De Laurentiis, i cili kërcënoi me tërheqje nga kampionati.

Tetor 2011: Parma-Napoli 2-1. Mazzoleni nuk vërshëllen një penallti të pastër në favor të Lavezzit dhe harron të përjashtojë Biabiany-në, pas dy kartonëve të verdhë.

7 Prill 2012: Lazio-Napoli 3-1. Nuk vërshëllen një penallti për faull në dëm të Goran Pandev dhe anulon një gol të Hamsik, për një pozicion jashtë loje fantazmë të Edison Cavanit.

12 Gusht 2012: Finalja e Superkupës së Italisë, Juventus-Napoli, në Pekin, ditë kur edhe u bë debutimi i drejtimit të ndeshjes me 6 arbitra në fushën e lojës. Në këtë sfidë u kontestua penalltia e dhënë për bardhezinjtë, që solli golin e barazimit dhe çoi ndeshjen në shtesë. Gjithashtu pati debate për përjashtimin me karton të kuq të Goran Pandev për protesta, pasi vetëm 3 minuta më vonë u ndëshkua edhe Zuniga, duke lënë napolitanët në shtesë me 9 lojtarë. Në fund Juventus fitoi 4-2, por Napoli braktisi ceremoninë e dhënies së trofeut, duke lënë një shije të futbollit italian.

Paolo Mazzoleni ka drejtuar edhe sfidën e vitit të kaluar mes Fiorentinës dhe Napolit, takim që vendasit e fituan me rezultatin e thellë 3-0. Që në minutën e 8’, Mazzoleni akordon penallti për Fiorentinën dhe karton të kuq për Koulibaly, ndërsa pas ndërhyrjes së VAR-it, anulon penalltinë, por jo kartonin e kuq. Në fund, e mbetur me 10 futbollistë që në fillim, Napoli humb dhe i hap udhë Juves për të festuar titullin e 7 kampion radhazi.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...