Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

“Mbajeni shënim, Tottenhami e mbyll mbi Arsenalin dhe Liverpoolin”

Tottenhami u përball me largimin e kapitenit dhe goleadorit Harry Kane gjatë verës, lëvizje që dëshpëroi tifozët, por skuadra londineze po paraqitet mjaft mirë këtë sezon.

Mbi të gjitha po luan një futboll dëfryes, meritë kjo e trajnerit Ange Postecoglu. Spurs, që të dielën barazuan 2-2 në “Old Trafford” përballë Manchester United, ndajnë vendin e katërt në Premier League me Arsenalin.

 

Me nga 40 pikë, 5 më pak se Liverpooli kryesues. Që bashkë me Gunners kanë luajtur një ndeshje më pak se Tottenhami.

Objektivi është kualifikimi në Champions League për sezonin e ardhshëm. Mision të cilin Gary Neville mendon se skuadra e Postecoglu do e realizojë.

Lexo edhe:

Ish-futbollisti anglez shkon edhe më tej, duke u shpreh se mendon seriozisht se Tottenhami do të lërë pas në renditje rivalë si Arsenali dhe Liverpooli.

Nëse lojtarët e Tottenhamit ruajnë këtë formë që po kalojnë dhe nuk përballen me dëmtime, ata me siguri do e mbyllin kampionatin në katërshen e parë.

Dua të jem i sinqertë, unë mendoj se skuadra e Postecoglu mund të bëjë më mirë se Arsenali dhe Liverpooli këtë sezon”, tha 48-vjeçari.

Lajme të tjera

Kombëtare

Trajneri Sylvinho analizoi barazimin 2-2 të Shqipërisë përballë Kroacisë në Hamburg, ku preku disa tema të ndryshme. “Mendoj se zhvilluam një ndeshje shumë të...

Euro 2024

Kroacia do të jetë kundërshtari i radhës për Shqipërinë në Grupin B të Euro2024. Skuadra kuqezi vjen pas humbjes me Italinë, por pa humbur...

Futboll

Kapiteni i kombëtares së Argjentinës, Lionel Messi, ka pasur këtë të hënë, përpara seancës së dytë stërvitore në Atlanta të “Albicelestes”, e cila po...

Euro 2024

Nedim Bajrami hyri në historinë e Kampionatit Evropian me golin e shënuar ndaj Italisë, në ndeshjen debutuese të Shqipërisë në eventin e futbollit që...