Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

“Mbajini mend fjalët e mia”/ Edhe Monza tërhiqet, Icardi në “udhëkryq”

Monza e Silvio Berlusconit dhe Adriano Galianit e nisi sezonin e ri në Seria A, me një humbje përball Torinos me rezultatin 1-2 në shtëpi. Megjithatë pavarësisht zhgënjimit, klubi vendosi një rekodrd historik pasi debutuan në Seria A pas plot 110 viteve.

Monza e nisi mirë ndeshjen me tifozët bardhekuqë që ishin shumë të entuziazmuar për aventurën e re në Seria A.  Ndërsa nga minuta e parë u aktivizuan disa nga blerjet e merkatos verore. Caprari, Petagna, Pablo Mari ishin disa nga blerjet e reja që u hodhën në fushë  nga trajneri Italian që nga minuta e parë.

Megjithatë gjatë gjithë merkatos verore, klubi është përfolur për transfrimet e shumta dhe të bujshme. Deri më tani Adriano Galliani ka zyrtarizuar 13 afrime ndërsa prej ditësh në media është përfolur se qershia në tortë për skuadrën Italiani do të jetë Mauro Icardi.

Në një intervistë për mediat Italiane, Galliani ka hedhur posht zërat për transferimin e Argjentinasit në Itali. “Ne nuk do të nënshkruajmë me Mauro Icardin, mbajini mend fjalët e mia! Ne nuk kemi nevojë për sulmues, pasi kemi transferuar Andrea Petagna”.

E ardhmja e Argjentinasit është gjithmonë e më larg Paris Saint German me Icardin që patjetër duhet të gjejë ekip deri në përfundimin e merkatos, pasi edhe trajneri Galtier i ka bërë dalje në mënyrë përfundimtare.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...