Ligue 1

Mbappe apo Neymar, a do largohet një yll nga PSG?

Një dritë në fund të tunelit. Paris Saint Germain do të marrë 80 milionë euro për kalimin e fazës së grupeve në Champions League, ku doli i pari në grupin e “ferrit”, duke lënë pas krahëve Liverpoolin , Napolin dhe Crvena Zvezdan. Ky lajm ka gëzuar pamasë tifozët e klubit francez, por gjithashtu dhe drejtuesit, me skuadrën që duhet të derdhë në arkat e saj 170 milionë euro për të rregulluar bilancin, në mënyrë që të jetë pjesë e Champions sezonin e ardhshëm. Pas shpenzimeve të çmendura gjatë merkatove të kaluara, ku vetëm për Neymar dhe Mbappé u shpenzuan 400 milionë euro, u përfol shumë se parizienët do të ishin të detyruar të shisnin një prej dy yjeve të tyre. Zgjedhja e PSG sigurisht do të ishte 20-vjeçari, i cili u shpall kampion bote me Francën, me brazilianin Neymar që me shumë mundësi mund të rikthehet tek Barcelona ose të transferohet tek Reali i Madridit. Tashmë, me kalimin e kohës situata mund të ketë një zgjidhje, dhe ekipi i drejtuar nga Thomas Tuchel nuk do të ketë asnjë arsye pse të shesë lojtarët kryesorë, për të zgjidhur problemet me UEFA-n.

Deri më tani, PSG renditet në vendin e parë në kampionat, me 47 pikë të grumbulluara në 17 takime të luajtura. Me kampionatin që duket “praktikisht” në xhep, mbetet për tu parë nëse kryeqytetasit do të shkojnë larg edhe në Champions, ëndrra e madhe e presidentit Al-Khelaifi.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency