Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

“Mbappe, eja te Reali”, sulmuesi fton francezin në Bernabeu

Do të firmosim me Mbappe, por jo gjatë kësaj vere”, i tha Florentino Perez një tifozi të Real Madrid disa ditë më parë. E ardhmja e yllit francez mbetet e lidhur me transferimin në “Santiago Bernabeu”. Stadium ku që i vogël ëndërron të luajë një ditë.

Sulmuesi francez u ka kërkuar drejtuesve të PSG-së shitjen, ndërkohë që Rodrygo e fton t’i bashkohet Realit. Aq më tepër tani që “Los Blancos” kanë humbur një emër të madh në ofensivë: Karim Benzema.

Lexo edhe:

Mbappe është një fenomen, një nga lojtarët më të mirë në botë. Ne kemi nevojë për një sulmues në këto momente. Do të isha shumë i lumtur nëse ai vjen te Reali.

Por ka një kontratë dhe ne duhet ta respektojmë këtë fakt. Është mirë t’i mbyllim disa akorde sa më shpejt. Gjithsesi, Perez dhe Ancelotti do të vendosin se çfarë është më e mira për Realin”, u shpreh Rodrygo.

Sulmuesi brazilian do të nisë sezonin e pestë në kryeqytetin spanjoll. 22-vjeçari u transferua te Real Madrid nga Santos për shumën e 45 milionë eurove në verën e vitit 2019.

Lajme të tjera

Euro 2024

Pak ditë na ndajnë nga fillimi i Kampionatit Europian, Gjermani 2024 dhe tashmë kanë nisur llogaritë e grupeve përkatëse. Shqipëria ndodhet në Grupin B...

Euro 2024

Gjashtë muaj në Serie A ishin të mjaftueshme për të bindur Interin për të firmosur me Kristjan Asllanin. Organizatori kuqezi spikati e skuadrën e...

Kombëtare

Erjon Bogdani vijon të jetë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtare shqiptare me 18 rrjeta. Ish-sulmuesi i njohur, i cili në Itali...

Euro 2024

Futbollisti i kombëtares së Çekisë, Michal Sadilek nuk do të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjet e Euro 2024, dhe arsyeja është e pazakontë!...