Connect with us

Hi, what are you looking for?

Francë

Mbappe heq dorë nga Reali? Klubet që mund të përfitojnë

Lajme të bujshme vijnë nga Spanja për të ardhmen e Kylian Mbappe. “Sport” raporton se francezi po mendon të mos transferohet në Real Madrid dhe agjentët e lojtarit kanë bërë me dije se ende nuk është nënshkruar asgjë, duke lënë hapur derën për një rinovim të mundshëm te Paris Saint-Germain, por edhe për klubet e tjera.

Përveç klubit aktual të sulmuesit, nga kjo situatë mund të përfitojë edhe Liverpool. Duke qenë se francezi është i pavendosur për të ardhmen e tij edhe te PSG-ja, kjo është një mundësi që “The Reds” mund ta shfrytëzojnë.

Deri më sot, shumë raportime të medieve botërore e dërgojnë atë te “Los Blancos”, megjithëse vetë Mbappe tha, në fund të ndeshjes të martën në mbrëmje, se nuk ka marrë ende një vendim për të ardhmen e tij.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...