Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Mbappe i bindur: Reali? Tani dua vetëm ta mund!

“Më pyesni nëse do të largohem nga Psg? Sigurisht që nuk do të ndodhë në janar. Me 100% do të përfundoj këtë sezon me skuadrën time aktuale”.  Në këtë mënyrë ju përgjigj pyetjeve në lidhje me të ardhmen e tij dhe interesimit të Real Madrid në një intervistë për CNN, Kylian Mbappe.
Sondazh/ Sa besoni te agjencitë imobiliare?

“Do të jap gjithçka për të fituar Champions League, kampionatin dhe Kupën, dhe për t’ju dhënë kënaqësi tifozëve pasi e meritojnë. Kam qenë i ndershëm.

Qëndrimi te Psg? Kam bërë atë që kisha në zemër dhe jam i lumtur që qëndrova. Ky është dhe qyteti im. Në Paris kam lindur dhe jam rritur. Tani dua të fitoj gjithcka këtë sezon”.

Sipas kampionit të botës me Francën, qëndrimi te parizienët, pavarësisht se kërkoi largimin në verë, nuk e ka trishtuar aspak, pasi bëhet fjalë për një skuadër të madhe.

“Të luash për PSG është një ndjesi e jashtëzakonshme, pasi luan me familjen dhe miqtë që ke në krah. Është një kënaqësi e madhe kur ju them miqve se luaj me Messin. Do të argëtohemi duke e parë në Paris. Ky është një moment fantastik në historinë e futbollit”.

Por ndërkohë një pyetje disi me spec për Mbappe ishte: Pra tani nuk mendon më për Realin e Madridit?

“E vetmja gjë që kam ndër mend është ta mund Realin në shkurt dhe në mars. Duhet të jemi gati pasi është momenti. Është pjesa më e rëndësishme e sezonit. Sigurisht, tani duhet të bëjmë hopin cilësor. U bënë dy vjet që shkojnë në finale, dhe në gjysëmfinale, por tani duam trofeun. Gjithsesi nuk jam penduar që thashë verën e kaluar se doja të shkoja te Reali. U tregova i sinqertë dhe thashë atë që ndieja në atë moment”.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...