Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Mbappe i pavendosur, por nuk dëshiron të hyjë në konflikt me PSG-në

TOPSHOT - Paris Saint-Germain's French forward Kylian Mbappe celebrates after scoring a goal during the French L1 football match between Paris Saint-Germain (PSG) and Dijon, on February 29, 2020 at the Parc des Princes stadium in Paris. (Photo by FRANCK FIFE / AFP) (Photo by FRANCK FIFE/AFP via Getty Images)

Kylian Mbappé ka dëshirë të madhe për të luajtur për Real Madridin, por nuk dëshiron të hyjë në luftë me PSG-në. Klubi parizien vazhdon të punojë për ta bindur sulmuesin që të rinovojë kontratën e tij, e cila përfundon në vitin 2022, ndërsa Madridi pret se si do të shkojnë ngjarjet për të vendosur nëse do të nënshkruajnë këtë sezon me talentin francez apo do të presë që kontrata të përfundojë sezonin e ardhshëm, për ta marrë me parametër zero.

Sipas gazetës franceze “L’Equipe”, sulmuesi 22-vjeçar nuk dëshiron që largimi i tij nga PSG të ndodhë në mënyrë të sforcuar, pasi ai u është mirënjohës drejtuesve parizienë që “vunë bast” për të kur ishte ende një adoleshent te Monaco. Klubi i kryeqytetit të Francës po bën të gjitha përpjekjet për të “lidhur” me kontrata të reja dy “yjet” e tij (Mbappe dhe Neymar).

Në Madrid, ndërkohë, ata nuk duan që të hapin një konflikt me PSG-në. Në klubin “merengues” gjithmonë kanë vlerësuar marrëdhëniet e mira midis Florentino Pérezit dhe Nasser Al-Khelaifit, ndaj nuk duan që të veprojnë pas shpinës së Parisit.

Tani për tani, topi është në fushën e Kylian Mbappésë, i cili vazhdon të mos pranojë rinovimin e kontratës, ndërsa Real Madrid mbetet në sfond, në pritje zhvillimeve të reja.

Leonardo, drejtori sportiv i PSG-së, por studion alternativa të ndryshme, për të mos qenë i papërgatitur nëse Mbappé nuk qëndron në Paris. Një nga opsionet e para të trajtuara nga sekretariati i tij teknik është ai çon në “Parc des Princes” Mohamed Salah.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...