Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Mbappe, intriga në merkato

Është telenovela më e nxehtë e merkatos që mund të sjellë një tjetër transferim të jashtëzakonshëm. Në lojë janë 180  milionë euro për kartonin dhe një pagë prej 18 milionë eurosh në vit. Të gjitha për Kylian Sanmi Mbappe që në moshën 18 vjecare pasi ka djegur gjithë etapat me Monacon ka përfunduar në shënjestrën e klubeve më të mëdha të Europës. Gjithsesi cmimi dhe kërkesat e lojtarit duket se kanë frenuar disi pretendentët kryesorë. Reali i Madridit dhe Manchester City kanë bërë një hap pas, por jo PSG që këtë të dielë në Guingamp do të shijojë debutimin e Neymar dhe ndërkohë synon të bëjë të sajin dhe Mbappe. Ndërkohë trajnerët e Monaco e Psg lëshojnë sinjale të ndryshme. Nga njëra ana trajneri i parizienëve Emery lë të hapur gjithcka dujke u shprehur ” Nuk e di se cfarë do të ndodhë, por sot Mbappe është një lojtar i Monaco”. Spekulimet ndërkohë gjejnë ushtim edhe nga fjalët e trajnerit të Monaco Jardim që nga Monte Carlo shtoi , ” Nuk flas për merkaton me Mbappe dhe gjithsesi këto janë cështje provate. Pas disa javësh gjithcka do të kthehet në normalitet”. Lekuipe ndërkohë bën të ditur se Mbappe ju ka kiomunikuar drejtuesve të Monaco se dëshiron largimin. Në Paris sipas saj lojtari do të përfitonte 18 milionë euro në vit, por mund të bëhet fjalë edhe për një manovër të agjentëve të futbollistit që ta përdorin ofertën e PSG për të përfituar një rritje të ndjeshme të pagës te Monaco në mënyrë që Mbappe të barazohet me rrogën prej 12 milionë eurosh të Falacos në shkëmbim të një rinovimi të kontratës duke e shtyrë shitjen për vitin e ardhshëm ku pas Botërorit në Rusi mund të përfitojë shumë më tepër. Nëse Psg ja del ta marrë do të jetë e detyruar të shesë disa lojtarë për tu rifutur brenda kronizave të fair Playt financiar dhe nuk bëhet fjalë vetëm për Krychowiak, Jese Aurier, e Ben Arfa por edhe për elementë të spikatur si Matuidi Lucas e Di Maria. Për argjentinasin mediat spanjolle bëjnë të ditur se ka përfunduar në shënjestër të Barcelonës ku Messi e shikon me shumë optimizëm një bashkim me Di Marian, por gjithcka është e komplikuar për shkak të marradhënieve të acaruara mes Barcelonës ehe Psg pas rrëmbimit të Neymar nga ana e parizienëve.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...