Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Mbappe ka vendosur, Perez zbret në dhomat e zhveshjes dhe ua tregon lojtarëve

Kylian Mbappe vazhdon të mbajë në ankth tifozët e PSG-së dhe Real Madrid, por jo Florentino Perez. Presidenti i kampionëve të Spanjës ka zbritur në dhomat e zhveshjes pas përfundimit të sfidës së fundit sezonale ne La Liga ndaj Betisit (0-0).

Mbappe nuk do të vijë te ne”, mësohet se u ka deklaruar lojtarëve kreu i klubit të famshëm sipas Guillem Balague. 23-vjeçari del lojtar i lirë më 30 qershor, teksa ka marrë oferta pothuajse identike nga Reali që e kërkon prej vitesh dhe PSG që nuk ka ndërmend ta humbasë.

LEXO EDHE:  “Paraja flet (dhe fiton)” apo “ndiq ëndrrën”? Edhe nëna nuk pret më: Mbappe, ndaje mendjen!

Gazetari dhe prezantuesi i njohur shkruan se dy klubet janë të gatshme t’i paguajnë 150 milionë euro yllit francez në momentin e firmës, ndërkohë që kampionët e Francës kanë gati një pagë prej 4.8 milionë eurosh në muaj për kampionin e botës me “Gjelat”.

Kemi një ofertë nga Real Madrid dhe një nga PSG për të rinovuar kontratën. Ka ardhur momenti që Kylian të marrë një vendim për të ardhmen. Të dy ofertat janë të baras vlefshme në aspektin financiar, në thjesht po presim të mësojmë zgjedhjen e tij”, deklaroi nëna e sulmuesit francez, Fayza Lamari.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...