Connect with us

Hi, what are you looking for?

Francë

Mbappe: Kam dy ëndrra për vitin 2022, Verratti mesfushori më i mirë

Kylian Mbappe fitoi garën me Robert Lewandowskin mbrëmjen e kaluar, duke u shpallur futbollisti më i mirë i vitit në “Global Soccer Awards” gjatë ceremonisë që u mbajt në Dubai.

Ylli i PSG-së ndihet i lumtur dhe i vlerësuar, teksa në prononcimin e dhënë për Sky Sport u ndal tek objektivat që ka dhe thuri elozhe për Marco Verrattin, shokun e skuadrës.

Sondazh/ Sa besoni te agjencitë imobiliare?

Jam krenar që jam këtu me të gjithë këta lojtarë të mëdhenj. Është një kënaqësi e madhe të jem këtu me ta dhe të ndihem si një i tillë.

Pas një sezoni të mrekullueshëm në nivel individual, shpresoj të bëjë më mirë me PSG-në dhe Francën.

Nuk ka nevojë të mbyll sytë për të thënë se çfarë ëndërroj për vitin e ardhshëm: dua të fitoj Botërorin dhe Champions League”, deklaroi 23-vjeçari, i cili u ndal edhe te dyshja Donnarumma-Verratti.

Të dy janë persona të jashtëzakonshëm dhe lojtarë të shkëlqyer, ata janë shumë të rëndësishëm për ne.

Verratti ka vite që është pjesë e PSG-së. mendoj se është mesfushori më i mirë në botë, ndërsa Gigio është e ardhmja e portës”.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...