Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europë

Mbappe kujton sfidën me Barcelonën: Aty u shndërrova në futbollist superior, ishte speciale!

Kylian Mbappe i ka ngjitur shpejt hapat e karrierës dhe është një nga lojtarët më të vlerësuar aktualisht në botë. Megjithatë, edhe francezi ka pasur ndeshje në të cilat është ndjerë me të vërtetë si lojtari më i mirë në qarkullim teksa në një intervistë të fundit, sulmuesi i PSG e pranon se në ndeshjen ndaj Barcelonës në vitin 2021, ku shënoi një tripletë në Camp Nou, u shndërrua nga një futbollist i mirë në një futbollist superior.

“Mendoj se atë mbrëmje në Camp Nou bëra kapërcimin nga një futbollist i mirë në një futbollist vërtet superior. Atë mbrëmje shënova një tregolësh në Camp Nou, ishte diçka me të vërtetë speciale. U ndjeva krenar sepse luajta me personalitet dhe këtë e kërkoj gjithnjë në fushë.

Në mbrëmjet e Champions League nuk mund të fshihesh dhe kështu veprova edhe unë. Atë sezon shkuam deri në finale, por nuk mundëm të fitonim. Për mua do të ishte vërtet një mrekulli ta fitojë Champions me PSG”, u shpreh Mbappe.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...