Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Mbappe lë në hije Neymar, në Paris ligjin e bën francezi!

Performanca e shkëlqyer në Botërorin e Rusisë shpërblen Kylian Mbappé që tashmë kurorëzohet me statusin e fenomenit, e diçka të tillë e vërteton edhe fakti se 19-vjeçari francez ka eklipsuar edhe brazilianin Neymar që rendidet vetëm i treti në klasfikimin e yjeve botëror të skenës futbollistike. Edhe pse sezoni i shkuar i pa të dy lojtarët e Paris Saint Germain me rezultate shumë pozitive, Botërori duket se bëri diferencime mes tyre.Neymar nuk arriti të përmbushte pritshmëritë duke mos u shfaqur në nivelin e pritur prej tij, ndërkohë që Mbappe rezultoi të ishte një ndër më të mirët e evenimentit madhor duke u kurorëzuar edhe kampion bote me përfaqësuesen franceze. Krahas një fakti të tillë, kujtojmë se sulmuesi ka ndërruar edhe numrin e fanellës nga 29 në 7 duke realizuar endrrën për të ecur në gjurmët e ikonës së tij Cristiano Ronaldo por që njëherazi e kthen Mbappen në protagonistin që monopolizon fasadën zyrtare të klubit kryeqytetas. Nga ana tjetër Neymar, qëndron thuajse në hije bashkë me Thiago Silva, Marquinhos dhe Edinson Cavanin. Ky i fundit ishte idhulli i tifozerisë sezonin e shkuar edhe pse më pak i mediatizuar krahahasuar me blerjet e bujshme të klubit, por falë sakrificave dhe golave fitoi mbështetjen e tifozerisë, të cilët qëndruan krah tij edhe në episodin që krijoi polemika të mëdha mes tij dhe Neymar. Sidfoqoftë ndryshe nga viti i shkuar lufta për protagonistin është fituar nga Mbappe që është kthyer në emrin më të lakuar dhe që shet më shumë për klubin e sheikut Al Khealifi,e që zbeh automatikisht domincanën e Neymar që konsiderohej si princi i Parisit. Eklipsimi ishte arsyeja pse braziliani u largua nga katalanasit e Barcelonës, ndaj edhe pse sulmuesi 26-vjeçar vendosi të vijojë aventurën e tij franceze me Paris Saint Germain mbetet për t’u parë se sa gjatë do të mund ta durojë egoja e tij shkëlqimin e Mbappes.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...