Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

“Mbappe, mendon se je më i rëndësishëm se PSG? Te Barça urreja një gjë, por… “

Kylian Mbappe zgjodhi në verë rinovimin dhe qëndrimin te PSG përpara transferimit si lojtar i lirë te Reali i Madridit. Kampionët e Francës i dhuruan sulmuesit një kontratë faraonike dhe i plotësuan çdo dëshirë, por raporti mes tij dhe klubit është prishur.

23-vjeçari është mërzitur në kryeqytetin francez dhe ka pakënaqësi rreth pozicionit në fushë, pasi nuk dëshiron të luajë në krah, ndërkohë që shumë po flitet për një largim të tij në merkaton e janarit.

Thierry Henry, ish-sulmuesi i madh francez, i cili aktualisht është pjesë e stafit teknik në kombëtaren e Belgjikës, ka komentuar situatën për CBS Sports.  “Ka diçka që vlen më shumë se çdo futbollist: ky është klubi.

A e di Mbappe dhe është i vetëdijshëm që PSG-ja është më i rëndësishëm se ai? A e di këtë Kylian apo mendon se është më i rëndësishëm se vetë klubi? Akoma nuk i di me saktësi shkaqet pse Mbappe është mërzitur, por dua të flas në lidhje me diçka që më ka ndodhur edhe mua.

Mua nuk më pëlqente të luaja në krah te Barcelona, e urreja një gjë të tillë, por gjithmonë zbrisja në fushë dhe luaja në krah për të mirën e skuadrës. Ekziston vetëm një rregull: nëse trajneri të jep një urdhër, ti e zbaton atë për të mirën e të gjithëve.

Nëse nuk je i sigurt për ta bërë, atëherë duhet të ulesh të bisedosh me trajnerin. Kaq e thjeshtë është”, deklaroi Thierry Henry, i cili në vitin 2007 u transferua nga Arsenali te Barcelona dhe fitoi Champions League me ekipin katalanas dy vite më vonë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...